Sulmuesi i Malit të Zi flet para ndeshjes me Kosovën
BKT
Sport

Sulmuesi i Malit të Zi flet para ndeshjes me Kosovën

Sulmuesi i Malit të Zi, Stefan Mugosa, ka folur para përballjes me Kosovën në kualifikimet e Evropianit.

Nesër në stadiumin ‘Stadion Pod Goricom’, me fillim nga ora 20:45, Mali i Zi e pret Kosovën në ndeshjen e grupit A të kualifikime.

Para ndeshjes me “Dardanët”, nga radhët e Malit të Zi në konferencë për shtyp kanë folur trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic, dhe sulmuesi Stefan Mugosa.

Ky i fundit theksoi se kombëtarja malazeze është e motivuar, por shtoi se do ta vërejnë mungesën e tifozëve.

“Ndeshjet pa shikues janë specifike, por ne do të jemi të motivuar, luajmë për reprezentacionin. Është ndjenjë e veçantë. Tifozët do të na mungojnë, ata na çojnë përpara, por jemi gati ta bëjmë”, tha Mugosa, raporton Vijesti, përcjell Insporti.

Në mungesë të Stevan Joveticit, Mugosa do të jetë në krye të sulmit, dhe ai beson se formën e mirë mund ta vazhdojë edhe kundër Kosovës.

“Për ne çdo ndeshje është e rëndësishme, e duam vendim e dytë. Një ndeshje e vështirë na pret, shpresoj se të gjithë jemi të gatshëm t’i përgjigjemi sfidës në mënyrën më të mirë”, tha ai.

“Ne i kemi analizuar ata [Kosovën], kanë individualë të shkëlqyeshëm. Por edhe ne kemi lojtarë të mrekullueshëm, besoj se do të arrijmë rezultat të mirë”, përfundoi ai.