VIDEO: Maliqi: Prona duhet të futet në ligjin për RTK-në
BKT
Lajme

VIDEO: Maliqi: Prona duhet të futet në ligjin për RTK-në

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media sot po mban mbledhje. Në këtë mbledhje po mbahet dëgjim Publik lidhur me amandamentimin e Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës-RTK.

Nait Hasani, kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, tha se projektligji është votuar në parim dhe është në procedurë në lexim të dytë.

Kurse kryetarja e Bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi, tha se çështja e pronës së RTK-së duhet të përfshihet në ligjin e ri.

 "Ne si bord kemi dërguar vërejtjet tona, prona duhet të futet në ligj, po ashtu duhet të ndahen mjetet për ndërtim të objektit të ri të RTK-së, pra të ketë afat kohor", tha ajo.

Maliqi ka kërkuar edhe rritje të buxhetit për RTK-në.

Edhe kryetarët e Sindikatave të RTK-së paraqiten kërkesat dhe vërejtjet  e tyre për pronë dhe financim.

Sugjerime për ligjin e ri pati edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme