VIDEO-Marrëveshja do të jetë obligative mes dy shteteve
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Forumin “GloboSec”, bashkë në një panel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka akuzuar Serbinë si penguese kryesore të dialogut.
Në kuadër të forumit “Globsec2019” që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se një marrëveshje e mundshme Kosovë-Serbi, do të jetë ligjobligative ligjore mes dy shteteve me njohje reciproke.
"Nuk do të ketë kufij etnik, do të sjellë paqe në Ballkan, dhe do të sjellë pesë njohjet e BE-së, përfshirë edhe Sllovakinë", tha ai, raporton RTKlive.
Sipas tij ,Serbia i ka bërë Kosovës obstruksione, përfshirë edhe angazhimin e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe UNESCO-n dhe INTERPOL-in.























