Media frënge “LE CROIX”: Slobodan Petroviq, një paqedashës serb në Kosovë
Në fund të majit, deputeti serb Slobodan Petroviq vizitoi Parisin. Ai punon vazhdimisht për përmirësimin e kushteve të jetesës së pakicës së tij.
Fytyra e tij skicon një buzëqeshje kur ai tregon për arsyen kryesore për ardhjen e tij në Paris: një vizitë e shpejtë disa-ditore, me ftesë të Ambasadës së Kosovës, për të marrë pjesë të mërkurën më 22 maj në një koncert të madh ("Njeriu i armatosur, një masë për paqen "e Karl Jenkins, e luajtur në katedralen madhështore Saint-Louis des Invalides).
"Një ngjarje madhore, e cila i nderoi të gjitha viktimat, pa asnjë konsideratë etnike", e entuziazmon deputetin serb të Kosovës Slobodan Petroviq. Ai me dekada kërkon dhe lufton për një pajtim ndërkomunal, kundër baticave të tensionit të përtërirë që vazhdon të shkundë marrëdhëniet dypalëshe midis Beogradit dhe Prishtinës. Jo kundër pavarësisë, ky afërsisht 50-vjeçar nga kryeqyteti i Kosovës, themeloi në shtator 2006, Partinë e Pavarur Liberale (SLS) për të përmirësuar kushtet e jetesës së pakicës serbe, të rreth 140.000 serbëve, të mbetur në atë territor.
"Sot, gjendja e tyre është më e keqe se pesëmbëdhjetë vjet më parë", ankohet ai. Ai dha një reagim të ashpër kundër Listës Serbe e krijuar me 2014, duke thënë se është "një parti politike e udhëhequr nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, e cila bënë presion mbi ata që nuk mendojnë si ai". Ai vetë rrëfen për djersët e tij të fundit të ftohta që kishte përjetuar kur ishte marr në pyetje ashpër nga shërbimi e inteligjencës serbe (BIA) në kufi.
"Personaliteti i vitit" në vitin 2009
Humbje e vendeve të punës, sigurimeve sociale, vrasja e errët në fillim të janarit 2018 e udhëheqësit serb Oliver Ivanoviq, kandidatit për komunën e Mitrovicës (veri) i dënuar nga Beogradi... "Serbia vazhdon të financojë 40.000 rroga për serbët e Kosovës në veçanti në institucionet - arsimore, shëndetësore etj. Prandaj këta njerëz detyrohen të votojnë për këtë parti.
Ndërtimi i rrugëve, shkollave, rekrutimi i 3.000 anëtarëve të komunitetit të tij ... "Ne kemi investuar më shumë se pesëmbëdhjetë milionë euro për të përmirësuar kushtet e jetesës së serbëve, përmes institucioneve kosovare", thotë ai duke u krenuar. Një luftë që ai e fitoj, ku në vitin 2009, duke u quajtur më pas "personaliteti i vitit" nga shtatë OJQ.
"Një shpresë e vogël"
Pothuajse 50 vjeçar, ky njeri është i ngarkuar më një përvojë e gjatë politike. Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2010, partia e tij fitoi 8 vende. Një rezultat i mirë, i cili në masë të madhe kontribuoi në emërimin në shkurt 2011 pas një marrëveshjeje koalicioni, zëvendëskryeministër i Kosovës nga kreu i atëhershëm i qeverisë, Hashim Thaçi. Në mesin e shumë kokave të tjera, ky baba është emëruar edhe Ministër i Pushtetit Lokal.
Si e sheh ai tani përpjekjet e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian (BE) për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, pas konferencës së Berlinit, mbajtur në fund të prillit me vendet e Ballkanit? "Në përgjithësi, faktori i ndërlikuar mbetet përçarja e BE-së në qasjen e saj për këtë çështje, përgjigjet ai, por vullneti i fundit i Francës dhe Gjermanisë, në veçanti, për t'u përfshirë më shumë në proces, na jep disa shpresa".























