Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të aleancës së NATO-s
BKT
Lajme

Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të aleancës së NATO-s

RTKlive

Xhejmi Shea (Jamie Shea), zëdhënës i NATO-s gjatë kohës së fushatës ajrore të pranverës së vitit 1999, në një intervistë ekskluzive për RTKLive, ka thënë se Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të aleancës së NATO-s.

"Nuk do të ndodhë aq shpejt sa dua unë, por do të ndodhë. Shembujt e Malit të Zi dhe të Maqedonisë Veriore tregojnë se dera e NATO-s është e hapur. Përjashtim përbën Serbia që aktualisht nuk kërkon anëtarësim në NATO, por që është duke negociuar hyrjen në BE. Andaj është në rrugë për t’u bërë vend i vërtetë evropian dhe është duke bashkëpunuar me Aleancën në shumë stërvitje të përbashkëta dhe në kurse trajnuese. E në afat të gjatë, kurrë s’duhet thënë kurrë!", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme