Haradinaj falënderon Tahirin për adresimin e problemeve të qytetarëve
BKT
Lajme

Haradinaj falënderon Tahirin për adresimin e problemeve të qytetarëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrën e tij deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri me të cilin kanë diskutuar për ngjarjet politike në vend.

Haradinaj ka falënderuar Tahirin edhe për angazhimin e tij për adresimin  e problemeve të qytetarëve.

Postimi i Haradinajt:

Prita në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri me të cilin diskutuam për rrjedhat politike në vend. Deputeti Tahiri shprehu falënderimin e tij ndaj Qeverisë së Kosovës për fillimin e punimeve në rrugën për fshatin Tërn në Ferizaj dhe po ashtu diskutuam edhe për statusin e kompenzimit të fermerëve të Komunës së Ferizajt për dëmet që u shkaktuan nga breshëri.  Z. Tahiri e falënderova për angazhimin e tij që t’i adresojë problemet e qytetarëve të kësaj komune në mënyrë që Qeveria e Kosovës të jetë sa më afër shqetësimeve të tyre për t’iu dhënë zgjidhje!

 


MË SHUME NGA Lajme