13 vjeçarja nga Lipjani goditet për vdekje
Një vajzë 13-vjecare, derisa po ngiste biçikletën, është goditur për vdekje nga traktori në fshatin Vershevc të Lipjanit.
Në Policinë Rajonale e Prishtinës kanë treguar për Express se në orët mbrëmjes së sotme janë informuar për një aksident në një fshat të Lipjanit, ku vajza e 13-vjece është goditur nga një traktor. Një orë më vonë ajo ka vdekur në Qendren Klinike Universitare.
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne fshatin Vershevc te Lipjanit. Ne aksident kane qene te përfshira një biçikletë dhe një mjet bujqësor(traktor). Si pasojë e aksidentit lëndime të renda trupore ka pësuar ngasësja e biçikletës (femër 2006). E njëjta është dërguar per tretman mjekësor ne QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth orës 20:00, ka ndërruar jete. Ngasësi i mjetit bujqësor me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Me rasti po merret njësiti i trafikut”, thuhet nga Policia.























