​Juve arrin marrëveshje me Chelsean për Sarrin
BKT
Sport

​Juve arrin marrëveshje me Chelsean për Sarrin

​Juventus ka arritur marrëveshje me Chelsea që të lirojë trajnerin Maurizio Sarri në mënyrë që të italiani të marrë drejtimin e klubit bardhezi.

Edhe pse ende nuk ka njoftim zyrtar, Sky Italia raportoi se Sarri tashmë ka marrë dritën jeshile për të firmosur kontratë me Juven.

Ai do të nënshkruajë kontratë trevjeçare dhe pritet të zyrtarizohet si trajner i kampionëve të Italisë të premten.

Chelsea kërkon mbi 5 milionë paund si shpërblim për lirimin e Sarrit, edhe pse shuma ende është pjesë e negociatave mes dy klubeve.

Kjo i hap rrugë legjendës Frank Lampard që të rikthehet në “Stamford Bridge” si trajner.