Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Gani Mehmetaj, autor i cili do të flas për librin e tij 'Qytetet e Ilirisë'.

Për të folur për hartën zonale të Kosovës i ftuar do të jetë Luan Nushi, drejtor i Institutit për Planifikim Hapësinor.

Në lidhje direkte do të jetë Rudina  Bërdynaj-Jakupi, koreografe e cila do të flas për shfaqjen e baletit për fëmijë 'Vallëzimi i fluturave'.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme