08:51 / 21.06.2019
VIDEO-Komuniteti egjiptian pjesë e shoqërisë së Kosovës
RTKlive
Këtë javë po shënohet “Java e egjiptianëve -“duam shkollim e punë, jo lëmoshë!”.
Veton Berisha, deputet i kuvendit të Kosovës, tha se po punojë në të ketë ndryshim të gjendjes së egjiptianëve që jetojnë në Kosovë.
“Ka shumë çështje që të ketë ndryshime për të mirë për egjiptianët”, tha ai sot në “Studio e hapur”, ën RTK3. Sipas tij komuniteti egjiptian ka shumë nevojë për investime në të gjitha fushat e jetës.
“Ka raste kur komunitetit serbë u është ndërtuar shtëpi dhe sot janë të pa banueshme”, tha ai. Kurse Urim Sahiti , organizator i javës së egjiptianëve, tha se komuniteti egjiptian është kategori kushtetuese. “Ka raste kur nuk jemi të barabartë”, tha ai.

Për më shumë ndiqeni videon:























