VIDEO-Gjenerali amerikan: Nëna Tereza ishte një lidere e madhe
BKT
Lajme

VIDEO-Gjenerali amerikan: Nëna Tereza ishte një lidere e madhe

RTKlive

Duke pasur parasysh gjendjen e lidershipit dhe menaxhmentit në institucionet tona arsimore, si dhe shkallën e performancës së institucioneve tona në përgjithësi, Fondacioni për Lidership, në bashkëpunim me dy universitete prestigjioze Amerikane, Mercer University dhe James Madison University, në Prishtinë kanë organizuar një Konferencë për Lidership ‘Nga Paqja në Prosperitet-Transformimi i Shoqërisë Kosovare Përmes Lidershipit të mirë’.

Ahmet Shala nga Universiteti James Madison, tha se në këtë konferencë kanë marrë pjesë 12 profesorë e profesionistë me renome ndërkombëtare nga SHBA, Kosova dhe rajoni kaun sjellë për pjesëmarrësit njohuritë më të reja nga sfera e lidershipit dhe menaxhmentit.

”Në këtë konferencë kanë marrë pjesë mbi 250 persona”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Shala vlerësoi se kjo konferencë ka qenë shumë interaktive dhe si të transformohet edhe shoqëria.

Kurse Mick Kicklighter, gjeneral i ushtrisë dhe profesor në Universitetin Mercer, tha se thelbi i konferencës ishte tek lidershipi.

“Liderët bëhet duke kërkuar. Lideri duhet të ketë vlera dhe qa t’i zbatojë, njerëzit kur i zgjedhin liderët ata duan që ata të ketë karakter. Lidershipi nuk ndalet kurrë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij Kosova ka liderë të fuqishëm. “Lidershipi bazohet në vlera. Të zgjedhësh atë që është më rëndësi për ty”, tha ai.

Kicklighter tha se Nëna Tereza ishte një liderë e madhe. “Unë do e zgjedhja Nenën Tereza, ajo ka një trashëgimi. Ne e vizituam edhe Shtëpinë e Saj”, tha ai.

Ndryshe objektivat e kësaj konference ishin pajisja dhe aftësimi i pjesëmarrësve me njohuri, taktika, metoda e strategji të ndryshme të lidershipit (autentik, etik, transakcional, transformues, etj). Njohuritë e marra gjatë kësaj konference do t’ju nxisin juve të identifikoni drejtime të reja, më të çarta dhe më të sigurta; do t’ju përgatitin për ndërmarrjen e iniciativave transformuese për organizatën tuaj; do t’ju mundësojnë thellimin e relacioneve më kuptimplote me njerëz kyç në organizatën ku ju punoni dhe veproni, si dhe do ju motivon të ndërmerrni veprime të interesit reciprok me organizata e institucione të ndryshme në tregje dhe ambiente deri më tani të panjohura për ju. Pas përmbylljes me sukses të kësaj konference (dy-ditore), secili pjesëmarrës është pajisur me certifikatë nga universitet në fjalë.

Fondacioni për Lidership është një organizatë jofitimprurëse dhe të gjitha të ardhurat nga organizata do të përdoren për të mbështetur zhvillimin e udhëheqësve të rinj.


MË SHUME NGA Lajme