Haradinaj: Serbia nuk është e gatshme të flas për njohje reciproke
BKT
Lajme

Haradinaj: Serbia nuk është e gatshme të flas për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj se duke komentuar dështimin e Samitit të Parisit, ka deklaruar se kur përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë janë të gatshme të bisedojnë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, atëherë do të ketë dialog, megjithatë paralajmëroi se deri atëherë mund të ketë pritje.

Haradinaj në një konferencë për media të mbajtur në AAK, pas takimit të kryesisë së këtij subjekti politik, ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend por edhe për kuvendin e punës së këtij subjekti politik, i cili do të mbahet më 30 qershor.

Haradinaj është pyetur edhe për Samitin e Parisit, i cili sipas qeverisë gjermane dhe franceze, është anuluar.

Haradinaj ka konfirmuar edhe takimin e mbrëmshëm në Berlin, ku tha se ka qenë takim i ekipeve teknike, të cilët kanë diskutuar për marrëveshjet që nuk janë zbatuar, por jo edhe për Asociacionin e komunave serbe.


MË SHUME NGA Lajme