18:37 / 21.06.2019
Kosnett kritikon Tahirin për nënshkrimin e lirimit dënuarit për krime lufte
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett përmes profilit të tij zyrtar në Twitter ka kritikuar Ministrin e Drejtësisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri.
Diplomati amerikan ka shkruar se Ministri Tahiri ka nënshkruar lirimin e një të dënuari me 15 vjet burgim për krime lufte në rastin e njohur si “Rasti i Kukësit”.
“Ministri i Drejtësisë nënshkroi lirimin e një të dënuari për krime lufte, i dënuar me 15 vjet burgim në rastin e Kukësit, i cili ka vuajtur dënimin më pas se 12 muaj në tre vitet e kaluara. Abuzimi i rregullt nga kriminelët e lidhur mirë të sistemit të pushimit mjekësor dhe dënimet e pezulluara duhet të ndalen” ka shkruar ambasadori amerikan Kosnett.























