Promovohet libri “Kamer e Murat Loshi në histori dhe në traditën gojore”
Të shtunën , më 29 qershor, bëhet promovimi i librit "Kamer e Murat Loshi në histori dhe në traditën gojore” e autorit Bedri Tahiri.
“Pas një punë intensive mbi 16 mujore, arritëm deri të faza përfundimtare e përgatitjes së librit studimor monografik-historik "Kamer e Murat Loshi në histori dhe në traditën gojore”, njofton autori i librit, Bedri Tahiri.
Libri historik "Kamer e Murat Loshi në histori dhe në traditën gojore”, trajton një temë gati të harruar, jetën dhe veprimtarinë luftarake të Kamer e Murat Loshit dhe trimave të tjerë që përmes grykëhollës çan shtigjeve të lirisë, duke u përqendruar kryesisht në betejën historike të 4 Marsit 1924, ku ranë heroikisht Kamer Loshi e Fazli Çabra.
Në fakt, thotë Tahiri, libri përfshin një histori më të gjatë, që fillon më 1912 dhe përfundon me luftën e lavdishme të UÇK-së.
Përurimi i librit bëhet më 29 Qershor 2019, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, duke filluar në ora 14.00.























