Shuhet gazetari Rrok Berisha

Shuhet gazetari Rrok Berisha

Gazetari kosovar, Rrok Berisha, ka ndërruar jetë sot pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë djali i tij, Ylberi, përmes një postimi në Facebook.

Berisha karrieren e tij prej gazetari e kishte filluar në vitin 1978 në Radiotelevizionin e Prishtinës.