Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Gentiana Mehmeti nga Fondacioni BONEVET Prishtina, e cila do të na njoftojë për nisjen e garës së robotikës.

Ndërsa Kujtim Gashi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit na informon më gjerësisht për Ligjin për Sponsorizime, Strategjia për Forcimin e Sistemit të së Drejtës së Autorit 2019-2023,
Strategjinë për Rini dhe për Suksesin e Kosovës në "Minsk 2019".

Në një lidhje direkte nga Aeroporti Valentina Gara, zyrtare për informim do të flasë për Aeroportin “Adem Jashari” i  gatshëm për fluksin e bashkëatdhetarëve.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme