VIDEO-Nitaj: Koalicioni qeverisës është stabil
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka deklaruar se Koalicioni qeverisës që po udhëheq ekzekutivin për më shumë se dy vite është stabil.
“Vlerësoj se qeveri aktuale i ka marrë disa vendime dhe janë rezultate të prekshme dhe janë garancë që kjo qeveri do të vazhdoj mandatin deir në fund., Njëra nder punët e mëdha është ushtria e Kosovës, energjia elektrike, ligji për “Trepçën”, dhe më në fund të sqarohet dhe shteti i Kosovës të merr të drejtën e saj, ligji për Pallatin e Rinisë, rikthim i barabartë në negociata, taksa, ligji për pagat dhe shumë vendime dhe të arritura të tjera”, tha ai sot në emisionin “n'Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Për vizat Nitaj tha se Haradinaj ka pas premtime nga BE që Kosova do të jetë në agjendën e takimit të Këshillit.
“Ai ka pas premtime për vizat. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret”, tha ai.
Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë “n'Kuvend”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).























