13:18 / 28.06.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Bujar Dervishaj, autor, i cili do të flasë për librin "Mëso dhe shpjego thjesht lojën e volejbollit".
Ndërsa Bujar Ejupi, drejtor i Qendrës së Trajnimit MEISTER, do të na njoftojë për rëndësinë e zhvillimit profesional.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























