19:15 / 28.06.2019
Vendimi i Kushtetueses, Limaj deklarohet nesër
Nisma Socialdemokrate ka paralajmëruar për nesër një konferencë për media. Në këtë konferencë do të flasë kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.
Limaj në këtë konference pritet të deklarohet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Ligjit për Kompetencat e Delegacionit Shtetëror.
“Konferenca mbahet në selinë qendrore të Nismës duke filluar nga ora 14:00. Ftohen mediet ta përcjellin këtë konference”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.
Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se kërkesa e bërë nga deputetë është pranuar, dhe se delegacioni shtetëror i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk i është paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit.























