Mot me temperatura të larta
BKT
Lajme

Mot me temperatura të larta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me temperatura të larta.

Sipas IHMK-së temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celcius.

Njoftimi i IHMK-së:           

Java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të lartë. Të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.


MË SHUME NGA Lajme