Kurteshi: Çështja e Luginës të bëhet pjesë e përhershme e dialogut
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, tha se gjendja në Luginën e Preshevës nuk është aspak e mirë. Ai paraqiti edhe propozimin e tij për Luginën e Preshevës, ku një ndër to është edhe futja e Luginës së Preshevës në dialogun me Serbinë.
Ndërkaq, ai pati disa fjalë edhe për gjendjen e tanishme në Luginën e Preshevës.
Edhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani, bashkëpropozues i kësaj iniciative, u shpreh se Lugina e Preshevës ka nevojë emergjente të ndihmohet, sidomos në fushën e arsimit.
Ndërsa në fillim të kësaj seance, me kërkesë të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, grupet parlamentare kanë marrë gjysmë ore kohë që të diskutojnë dhe të vendosin nëse do të votojnë ose jo rezolutën për heqjen e monopolit në homologimin e veturave, gjegjësisht liberalizimin e tregut të veturave.























