Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirët e parë të ftuar do të jenë prof. dr. Visar Morina, ligjërues në Fakultetin Juridik dhe prof.dr. Avni Puka, ligjërues i së Drejtës Penale në Fakultetin Juridik, të cilët do të flasin për publikime të reja për sistemin ligjor.
Ndërsa mysafir të tjerë prof.dr. Eqrem Zenelaj, autor i ekspozitës dhe Ruzhdi Panxha, drejtor i dep. të Veprimtarisë Kërkimore pranë Agjencisë së Përgjithshme të Arkivave të Kosovës, do të na njoftojnë për hapjen e ekspozitës për nderë të ditës së deklaratës kushtetuese të 2 korrikut 1990.
Në lidhje të drejtprdrejt nga Fushe Kosova Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv i INFRAKOS-it, na njofton për hapjen e punimeve për investime në hekurudhat e Kosovës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























