VIDEO - Promovohet fjalori enciklopedik nga fusha juridike
BKT
Kulturë

VIDEO - Promovohet fjalori enciklopedik nga fusha juridike

Publikimet e reja për sistemin ligjor, kjo është tema për të cilën në emisionin `Mirëmëngjesi Kosovë` në RTK1, folën Prof. dr. Visar Morina, ligjërues në Fakultetin Juridik dhe prof.dr. Avni Puka, ligjërues i së Drejtës Penale në Fakultetin Juridik.

Prof. dr. Visar Morina, fillimisht foli par rendësin e publikimeve të reja për sistemin ligjor dhe më pas veçmas për promovimin dhe përmbajtjen e librit, fjalorit enciklopedik që do të promovohet sot në orën 11.00 në Bibliotekën kombëtare.

Fjalori në radhë të parë i dedikohet komunitetit juridik, por jo vetëm studentëve dhe juristëve, tha ai. Libri është kontribut i katër autorëve dhe ofrohet në karar gjuhë: shqip, serbisht, anglisht dhe gjermanisht.

Ky fjalor tha Morina përmban mbi 2500 nocione juridike nga parlamentarizmi, gjyqësia, të drejtat e njeriut e shumë fusha të tjera.

Edhe Prof.dr. Avni Puka, ligjërues i së Drejtës Penale në Fakultetin Juridik foli par punën mbi dy vjeçare në këtë projekt.

Ky libër është një fjalor mes enciklopedisë dhe një fjalori të zakonshme që ka përkufizime bazikë, tha ai dhe sqaroi se fjalori ndahet në tri pjesë, private publike dhe penale.

“Unë jam autor i fushës penale, jam fokusuar në atë që u ka munguar studentëve tanë dhe të drejtës penale në përgjithësi. Kemi futur ato terme të cilat mendojmë se janë të domosdoshme par këtë fushë”, tha Puka veç tjerash.

Për më tepër ndiqni videon në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Kulturë