​Haradinaj: Deklarata e 2 korrikut ishte pikënisje e shtetësisë së Kosovës
BKT
Lajme

​Haradinaj: Deklarata e 2 korrikut ishte pikënisje e shtetësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut ishte pikënisje e shtetësisë së Kosovës.

Kjo datë, sipas tij, i dha kahje të re përpjekjeve për liri e pavarësi dhe është rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë.

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës. Kjo ditë, që i dha kahje të re përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi është rezultat i përpjekjeve shekullore të popullit tonë për ta realizuar idealin e lirisë. Gratë dhe burrat, që e vulosen vullnetin e popullit tonë, do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur”, shkroi Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme