17:13 / 03.07.2019
PSG kërkon dy lojtarë me vlerë 390 milionë euro për Neymarin
PSG kërkon dy lojtarë nga Barcelona për yllin e skuadrës së tyre, Neymar.
Barcelona është duke provuar ta rikthejë në ekip kapitenin e Brazilit këtë verë. Në marrëveshje kërkohet edhe sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann i cili do të transferohet në “Camp Nou”, javën e ardhshme.
PSG përpos Griezmannit kërkon edhe Ousmane Dembelenë.Vlera e këtyre dy lojtarëve do të jetë rreth 390 milionë euro.
Barcelona i ka ofruar 100 milionë euro plus dy lojtarët e tyre Philipe Coutinho dhe Ousmane Dembele, mirëpo këtë ofertë Parisi e ka refuzuar.























