08:34 / 04.07.2019
Haradinaj: Kosova gjithnjë do të jetë pranë ShBA-së
Kryeministri Ramush Haradinaj, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, përcolli urimet më të përzemërta popullit dhe shtetit amerikan.
“ShBA është sinonim i idealeve më të larta të bazuara në vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat ishin vënë në ballë të luftës për çlirimin e vendit tonë”, shkroi Haradinaj.
Ai tha se Kosova gjithnjë do të jetë pranë ShBA dhe do të ndjek shembullin e vendit amerikan.
“Kosova përket në botën, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes. ShBA, si mishërim i prosperitetit, është shembull që Kosova me krenari e ndjekë, pa u lëkundur”, përfundoi Haradinaj.























