Serbia reagon pas vendimit të MPJ-së që ua ndaloi hyrjen zyrtarëve serbë
BKT
Lajme

Serbia reagon pas vendimit të MPJ-së që ua ndaloi hyrjen zyrtarëve serbë

Gjatë ditës së sotme, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka marrë vendim që asnjë zyrtari serb të mos i lejohet hyrja në Kosovë.

Për shkak të kërcënimeve, inskenimeve në veri e çështjeve tjera, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka marrë vendim që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë zyrtarëve serbë.

Pas këtij vendimi ka reaguar kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Ai në një prononcim për “Novosti.rs”, ka thënë se ky vendim është një shuplakë për Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ky vendim i autoriteteve kosovare është i pashembullt dhe një goditje tjetër ndaj Bashkimit Evropian e bashkësisë ndërkombëtare e jo ndaj Serbisë.

“Ky vendim i autoriteteve të Prishtinës është një veprim i paparë dhe një shuplakë tjetër, jo për Beogradin, por mbi të gjitha për BE-në dhe bashkësinë ndërkombëtare që pa dyshim janë duke heshtur ndaj shkeljeve të të gjitha normave të qytetërimit që Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi po e bëjnë me vite të tërë”, ka deklaruar Daçiq.

Sipas tij, vendimi i MPJ-së, që ndalon hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë, kërkon të izolojë popullin serb nga çdo ndikim i Beogradit.

Daçiq po ashtu deklaroi se Kosova e bëri këtë vetëm dy ditë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Shqipërisë, me të cilën të dy palët “janë praktikisht të detyruara të kryejnë një politikë të përbashkët të jashtme”.


MË SHUME NGA Lajme