USAID-i do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën
BKT
Lajme

USAID-i do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Ministri i Zhvillimit Rajonal,R asim Demiri mbajti takim me Lisa Magno, Drejtoreshë e Misionit të USAID në Kosovë.

Ministri Demiri prezantoi të arriturat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal që nga themelimi si ministri e re. Gjithashtu ministri prezantoi objektivat dhe planet dhe programet e ministrisë për vitin 2019.

Drejtoreshëa e USAID në Kosovë, Magno shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me MZHR si dhe njoftoi ministrin që USAID është në proces të hartimit të Strategjisë së USAID, dhe gjatë konsultimeve të mëtutjeshme do të shikohet mundësia e përfshirjes së MZHR-së në programet që USAID i financon.

Drejtoresha Magno theksoi se “Kosova, Qeveria dhe populli i saj, duhet të marrin mbi vete rolin prijës dhe pronësinë mbi qëndrueshmërinë afatgjate të intervenimeve zhvillimore. USAID-i do të vazhdojë të mbështesë, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën, rrugëtimin e vazhdueshëm të Kosovës drejt menaxhimit vetanak të agjendës së saj zhvillimore “,tha ajo.

Në takim ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së,Fatos Qerimi që shpjegoi më gjerësisht planet për hartim të politikave dhe programeve të ministrisë.

Ministri Demiri falënderoi për përkrahjen e SHBA-së për Kosovën si dhe USAID për programet që ka realizuar dhe realizon për mbështetje të institucioneve.


MË SHUME NGA Lajme