Pacolli nga Samiti: Kemi shumë për të mësuar gjatë integrimit evropian
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është duke marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poloni.
Pacolli me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e përgëzon Poloninë dhe mikun e tij Jacek Czaputowicz për një vit të kryesimit me Procesin e Berlinit, për organizimin e këtij Samiti dhe sipas tij për angazhimin për të sjellë një frymë të re bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.
“Është e rëndësishme ky rol dhe vlera e shtuar e Polonisë në procesin e zgjerimit të BE, që ka mbetur në gjysmë të rrugës dhe mbështetjen e saj për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit”.
“Ne kemi shumë për të mësuar gjatë integrimit evropian dhe mbi të gjitha kemi shumë për të kapërcyer në marrëdhëniet tona në Ballkan dhe në raport me shoqëritë tona”, ka shkruar Pacolli në 'Facebook'.























