Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë e ftuar do të jetë Arta Cakiqi-Thaçi, trajnere e fitnesit, e cila do të flasë për ushtrimet më të mira për të qëndruar në formë gjatë verës, nis kampionati ballkanik për meshkuj U18.

Në lidhje të drejtprdrejt nga Ferizaj do të paraqitet Abedin Ibrahimi, kryetar i Federatës së Volejbollit.

Ndërsa mysafir tjetër do të jetë Vedat Ademi, këngëtar, i cili do të na njoftojë për projektet e reja muzikore.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme