19:18 / 05.07.2019
Hoti: Kosova ka nevojë për kryeministër
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka nevojë për kryeministër, pasiqë sipas tij, "kjo qeveri nuk ka zot shtëpie".
Ai ka shkruar kështu të premtë në një postim, që e ka shpërndarë në Facebook.
Postimi i plotë:
Kosova ka nevojë për KRYEMINISTËR.
Kjo Qeveri nuk ka zot shtëpie.
Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn.
Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin.























