13:08 / 08.07.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafiri i parë i ftuar do të jetë Arton Hashani, stilist i flokëve, i cili do të flasë për prerjen e flokëve, në përshtatje me fytyrën si dhe për kujdesin, ngjyrat dhe shkëlqimin e flokëve.
Ndërsa mysafir tjetër do të jetë Vehbi Haliti, autor i cili do të na njoftojë për librin "Gjurmë diaspore në Graz"
Në lidhje të drejtprdrejt do të paraqitet Ismet Hajrullahu, drejtor nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























