Hamza: Kosova ka fuqizuar kapacitetet për vlerësimin e politikave
RTKlive
Ministri i Financave, Bedri Hamza, theksoi se reformat duhet të zbatohen në praktikë dhe se zbatimi i tyre nuk duhet të prekë stabilitetin marko-financiar.
Hamza, mes tjerash, kërkoi zbatim të reformave dhe jo vetëm ofrimin e prioriteteve, ndërsa theksoi se Kosova ka arritur të fuqizojë kapacitetet për vlerësim të politikave fiskale dhe buxhetore.
“Kosova ka fuqizuar kapacitetet për vlerësimin e politikave, parashikimet makro-fiskale, planifikimin buxhetor dhe mbikëqyrjen fiskale duke rekrutuar stafin e duhur në kuadër të Ministrisë së Financave. Duke marrë parasysh këtë ne do të fuqizojmë kapacitetet institucionale për të siguruar cilësi më të madhe këtij procesi. Për këtë kemi përkrahjen e partnerëve tanë kryesor, praktikisht Komisionit Evropian përmes projektit për asistencën teknike dhe Bankës Botërore përmes ndihmës në fuqizimin e kapaciteteve”, tha ministri Hamza sot në lansimin e reformave ekonomike 2020-22.























