Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë i ftuar do të jetë prof.dr. Nuhi Bajqinca, autor i librit, Politikat Arsimore gjatë 60-viteve në Suedi dhe Politikat Arsimore në Kosovë.

Ndërsa mysafir tjetër do të jetë Agim Aliu, kryetar i Ferizajt, i cili do të na njoftojë për projektet në Komunën e Ferizajt.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Ferizaj do të paraqitet Pranvera Sylejmani  nga këshilli organizativ, e cila do të na njoftojë për nisjen festivalit  "Muralfest".
 
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme