VIDEO-Lansohet plani i integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes
BKT
Lajme

VIDEO-Lansohet plani i integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës sot ka lansuar Planin e Integritetit 2019-2022.

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, theksoi se lansimi i këtij plani është derivat i politikave të Ministrisë së Mbrojtjes.

 "Ky plan është derivat i politikave të Ministrisë. Integriteti është një vlerë që duhet të mishërohet në punën tonë ditore. Përputhje e detyrave në luftën kundër korrupsionit",  tha Berisha.

 Berisha përmendi se ky plan është në përputhje te plotë me kriteret që kërkon NATO.

"Tani vjen një moment i rëndësishëm ku do të implementojnë planin gjithëpërfshirës të tranzicionit. Plani është në përputhje të plotë me kriteret e NATO-s.  Krahas NATO-s ky plan dëshmon gatishmërinë tonë për funksionalizimin e jetës publike", tha Berisha.

 Svein Eriksen, nga Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë theksoi se ky plan është i realizueshëm. 

“Ky plan i integrimit është një plan i arritshëm që  na siguron profesionalizëm. Plani i integritetit është hapi i parë megjithatë iu duhet të shkoni tutje brenda kornizave të duhur dhe iu duhet të bëni pyetje se si të zbatohet", tha  Eriksen.


MË SHUME NGA Lajme