Akti i dorëheqjes së dytë e bën Haradinajn njeri të pavdekshëm
RTKlive
Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, ka deklaruar se Ramush Haradinaj nuk ishte vetëm kryeministër i vendimeve të mëdha, por, me dorëheqjen e dytë në cilësinë e kryeministrit, për të njëjtën arsye, e dëshmoi edhe një herë se është një njeri i madh i humanizmit në mijëvjeçarin e tretë.
"Ramush Haradinaj di ta bashkojë kombin edhe atëherë kur ai përballet me fatkeqësitë e mëdha personale a familjare dhe jo vetëm", ka shkruar Hoti në "Facebook"
Statusi i plotë:
I hidhëruar skajshmërisht e prita lajmin për dorëheqjen e Kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, i cili i dha për herë të parë dinjitet sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit.
Ramush Haradinaj nuk ishte vetëm kryeministër i vendimeve të mëdha por, me dorëheqjen e dytë në cilësinë e kryeministrit, për të njëjtën arsye, e dëshmojë edhe një herë se është një njëri i madh i humanizmit në mijëvjeçarin e tretë.
Të gjithë ata që nuk e kuptuan sa ishte kryeministër kanë rastin ta kuptojnë me aktin e dorëheqjes së tij të dytë, për t’ju përgjigjur një drejtësie, e cila përballë lirisë së shqiptare duket qysh tash shumë e dyshimtë.
Ramush Haradinaj e dëshmojë në mënyrë personale se fuqia e një pushteti nuk mund të jetë më e fuqishme sesa karakteri dhe dinjiteti i një burrështetasi.
Akti i dorëheqjes së dytë në cilësinë e kryeministrit qysh tash do ta bëjë Ramush Haradinajn njëri të pavdekshëm, njëri të fjalës, të besës, të respektimit të ligjit dhe të Kushtetutës.
Lajmi që ai na dha na ka hidhëruar të gjithëve.
Ramush Haradinaj di ta bashkoj kombin edhe atëherë kur ai përballet me fatkeqësitë e mëdha personale a familjare qofshin dhe jo vetëm.
rhoti























