22:56 / 19.07.2019
Tahiri: Pa AAK-në s`ka as Qeveri në largim, zgjidhje mbetet zgjedhjet
Analisti politik, Ramush Tahiri, ka thënë se pa AAK-në nuk mund të ketë as Qeveri në largim dhe zgjidhja e vetmbe mbetet zgjedhjet.
Ai ka folur kështu në “Debat” te RTK.
“Me daljen e AAK-së Qeveria nuk mund të funksionojë si Qeveri në dorëheqje. E vetmja zgjidhje për presidentin mbetet, që prej ditës që konstatohet dorëheqja e kryeministrit, t’i ketë dhjetë ditë për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme, që mbahen jo më pak se tridhjetë ditë prej miratimit të dorëheqjes dhe jo më shumë se katërdhjetë e pesë ditë prej miratimit të dorëheqjes”, ka thënë ai.























