13:19 / 20.07.2019
Modriq në Milan? Diçka e tillë mund të ndodh, thotë Boban
RTKLive
Luka Modriq mund të jetë transferimi “bombë” i AC Milanit gjatë kësaj verë, transmeton RTKLive.
Mediet e huaja ditëve të fundit flasin për transferimin e mundshëm te mesfushorit të Real Madridit, Luka Modriqit tek gjiganti italian, Milan.
Madje, edhe bashkëkombësi i yllit kroat, Boban, i cili tashmë është pjesë e stafit drejtues të “Rossonerëve”, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit te Modriqit në “San Siro”.
“Modriq në Milan? Do të ishte diçka e bukur, por te presim dhe mbase diçka e tillë mund të ndodhë në ditët e ardhshme”, ka thënë Boban për mediat italiane.























