Kurti bën thirrje që të mos zvarritet procesi drejt zgjedhjeve
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar se partia e tij dhe LDK-ja po bashkërendojnë veprimet për zgjedhjet e ardhshme.
Kurti në një konferencë për media tha se nuk kanë qenë kurrë më të gatshëm se sa tash për zgjedhje, ndërsa nuk konfirmoi nëse do të jetë kandidat për kryeministër.
Ai i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të caktojë datën e zgjedhjeve në menyrë që të mos zvarritet ky proces.
“Presidenti Thaçi duhet të na thërrasë për të caktuar datën e zgjedhjeve.I bëj thirrje të mos e zvarrisë proceduralisht procesin drejt zgjedhjeve të lira e demokratike. Kosova duhet të bëhet me qeveri të re”, tha ai.
Kurti shtoi se janë në koordinim të vazhdueshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ndërkaq nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi tha se dje u vetrrëzua para se të binte qeveria që siç tha ai e kishte kapur shtetin.























