07:55 / 23.07.2019
Xhaferi vlerëson punën e shoqatës “Papa Klementi XI Albani”
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, vlerësoi lartë punën e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi.
Kjo shoqatë përuroi librin “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare”, nr. 10 në një ceremoni të organizuar nga Kuvendit i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Xhaferi, vlerësoi lartë punën e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, duke e cilësuar se kjo shoqatë në vazhdimësi dhe me këmbëngulësi po realizon aktivitetin e vet kaq fisnik.
Shoqata “Papa Klementi XI Albani”, shpalli “Anëtar Nderi”, Talat Xhaferi.























