Vazhdon restaurimi i shtëpisë së Beqir Haxhibeqirit në Gjakovë
BKT
Kulturë

Vazhdon restaurimi i shtëpisë së Beqir Haxhibeqirit në Gjakovë

G.K/RTKlive

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Beqir Haxhibeqirit në Gjakovë.

Përmes një postimi në Facebook, Bogujevci ka bërë të ditur se këtij monumenti të shekullit XIX do t’i rikthehen vlerat autentike.

“Po vazhdojnë punimet për konservimin dhe restaurimin e shtëpisë së Beqir Haxhibeqirit në Gjakovë. Monumentit të shekullit XIX, me çardakun e mbyllur dhe elementet origjinale prej druri e hekuri, do t’i kthehen vlerat autentike”, ka shkruar Bogujevci.

Ajo ka theksuar se shtëpia, si një shembull i veçantë i arkitekturës tradicionale, do të ruhet për brezat e ardhshëm. 


MË SHUME NGA Kulturë