09:41 / 23.07.2019
Avengers: Endgame e tejkalon Avatar si filmi me më së shumti fitime
Qëndrmit dhjetëveçar të Avatar-it si filmi me fitimin më të madh në botë i ka ardhur fundi.
Të dielën, Avengers: Endgame nga Marvel arriti 2.7902 miliardë dollarë në box office, duke e shtyrë atë mbi 2.7897 miliardë dollarët e fituara nga epika shkencore e James Cameron.
Shefi i Marvel Kevin Feige, përshëndeti arritjet në Comic-Con në San Diego këtë fundjavë, edhe pse ishte ende zyrtarisht 500.000 dollarë më pak në atë kohë.
Avengers: Endgame nuk ka qenë vetëm një sukses në box office – ai gjithashtu ka nxitur vlerësime të gjera kritike.
Ndër kritikat kryesore të filmit ishin si “i lavdishëm”, “i papërmbajtshëm” e “mjeshtërisht i punuar”.
























