15:14 / 23.07.2019
Hoxhaj uron Johnson: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Britanisë do të thellohen
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar Boris Johnson në zgjedhjen e tij si kryetar i Partisë Konservatore dhe si kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe.
Hoxhaj ka thënë se nga bashkëpunimi i afërt me Johnson si ish ministra të jashtëm, është i bindur se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Britanisë do të thellohen edhe më shumë.
“Urime mikut tim, Boris Johnson fitorja në krye të Partisë Konservatore dhe si kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe. Nga bashkëpunimi i afërt me të si ish ministra të jashtëm, jam i bindur se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Britanisë do të thellohen edhe më shumë. Kosova, rajoni dhe bota sot kanë nevojë për një rol proaktiv dhe të drejtpërdrejt të Britanisë së Madhe”, ka shkruar Hoxhaj.























