Analisti Muja: Qeverinë e re e pret Specialja, dialogu dhe taksa
BKT
Lajme

Analisti Muja: Qeverinë e re e pret Specialja, dialogu dhe taksa

Analisti politik Armend Muja ka thënë se qeverinë e re, në çfarëdo forme që del ajo, e presin tri çështje prioritare: Gjykata Speciale, dialogu me Serbinë dhe heqja e taksës për Serbinë.

Ai ka qenë i ftuar si mysafir në edicionin qendëror të lajmeve në RTK.

“Si patëm zgjedhje e si nuk patëm zgjedhje duhet bërë e qartë gjithë skenës politike se ky do të jetë një moment ku faktori ndërkombëtar do i propozojë dy zgjidhje: orientimi i Kosovës ose është pro Evropës ose është kundër Evropës. Dhe çfarëdo qeverie që vjen, me pa pa zgjedhje, do i duhet të merret me tri çështje prioritare: Gjykata Speciale, dialogu me Serbinë dhe heqja e taksës”, ka thënë Muja. “Është koha që të mendohet në terma afatgjatë, është koha të riparohen disa marrëdhënie që janë dëmtuar gjatë këtyre dy viteve dhe të mendohet me interesat kyçe të Kosovës, siç është fati përfundimtar dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës”.


MË SHUME NGA Lajme