Sot lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës
BKT
Lajme

Sot lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës

Nga sot lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës nga ana e Veternikut.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor se nga sot (24.07.2019) prej orës 12:00, lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimi​ ndihmës për qarkullim normal të trafikut), që do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

MIT kërkon mirëkuptimin e pjesëmarrësve që shfrytëzojnë për qarkullim këtë segment rrugor.


MË SHUME NGA Lajme