Haxhiu: Vajtimet e Avdullah Hotit po tregojnë pafuqinë e tij brenda LDK-së
BKT
Lajme

Haxhiu: Vajtimet e Avdullah Hotit po tregojnë pafuqinë e tij brenda LDK-së

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka reaguar pas kritikave të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit ndaj koalicionit PAN.

Haxhiu nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se, “fitorja e AAK-së, në këto zgjedhje është e padiskutueshme, prandaj edhe e drejta për ta zgjedhur partnerin qeverisës do t’i takojë AAK-së”.

Ajo ka shkruar se "ata që po proklamojnë gjepura dhe po e fyejnë kryeministrin Ramush Haradinaj, e kanë të qartë së kush do të fitojë".

Sipas saj, vajtimet e Hotit po tregojnë pafuqinë e tij brenda LDK-së.


MË SHUME NGA Lajme