18:36 / 24.07.2019
Haradinaj uron Boris Johnson për zgjedhjen si kryeministër i Britanisë
Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Ramush Haradianaj, ka uruar kryeministrin e zgjedhur të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se rikonfirmon vullnetin e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për thellimin e miqësisë dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Haradinaj ka pohuar se ka punuar së bashku me Britaninë e Madhe, si aleate strategjike e Kosovës, në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit tonë dhe nën lidershipin e Kryeministrit Johnson, është i bindur se ky bashkëpunim do të intensifikohet.
Në fund, Haradinaj ka theksuar se beson fuqishëm se Britania e Madhe do të vazhdojë qasjen e zëshme kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.























