Ymeri: PSD-ja s’hyn në qeveri pa zgjedhje
BKT
Lajme

Ymeri: PSD-ja s’hyn në qeveri pa zgjedhje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka hedhur poshtë mundësinë që partia e tij të përfshihej në një qeveri pa zgjedhje, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga posti i tij.

“S’ka pasur as ofertë të tillë, as diskutim të tillë”, ka deklaruar Ymeri në televizionin T7.

Ai ka thënë se rruga e vetme përpara është të shkohet në zgjedhje, sa më shpejt të jetë e mundur.

“Mendojmë që Kosovës i duhet një qeveri e dalë nga zgjedhjet, që do ta ketë shumicën në Kuvend, dhe legjitimitetin qytetar”, është shprehur ai.

“Pas zgjedhjeve, shohim se si formohet qeveria”.

Ai ka bërë të ditur se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, teksa ka lënë të hapur mundësinë për një koalicion parazgjedhor.

Ymeri ka thënë se PSD-ja nuk do të bashkëpunonte me Partinë Demokratike të Kosovës, e cila, sipas tij, duhet të dalë në opozitë.


MË SHUME NGA Lajme