Vermaelen mund të përfundojë në Japoni
BKT
Sport

Vermaelen mund të përfundojë në Japoni

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës, Thomas Vermaelen, mund të transferohet në Japoni te Vissel Kobe, sipas raportimeve nga Het Laatste Nieuës.

33 vjeçari ka refuzuar klube nga Katari dhe Belgjika, pasi që dëshiron të luajë futboll të një niveli më të lartë pas përfundimit të kontratës që kishte me katalunasit.

Transferimi te Kobe do të bënte që ai të luajë bashkë me lojtarë të famshëm si Andres Iniesta, David Villa dhe Lukas Podolski.