SHBA po i shikon nga afër zhvillimet në Kosovë pas dorëheqjes së Haradinajt
BKT
Lajme

SHBA po i shikon nga afër zhvillimet në Kosovë pas dorëheqjes së Haradinajt

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë se është duke shikuar nga afër se si Kosova është duke u përballur me dorëheqjen e një kryeministri.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kjo ambasadë ka vlerësuar se “mënyra se si e trajton Kosova këtë gjë do të tregojë fuqinë e institucioneve të Kosovës dhe gatishmërinë e zyrtarëve për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjet”.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi është ftuar nga Prokuroria Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, transmeton REL.

Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.


MË SHUME NGA Lajme